Kuvend, hiqet nga rendi i ditës Gjykata Administrative

Seanca e Kuvendit ka nisur sot me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili, më 9 shtator, mbeti i vrarë në një atentat me minë me telekomandë mu në qendër të Vlorë.
Ndërkohë mësohet se është hequr nga rendi i ditës projektligji për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”, miratimi i së cilit kërkon minimalisht 84 vota.
Mësohet se ligji për Gjykatën Administrative është hequr me konsensusin e dy krerëve të grupeve parlamentare ndërsa rendi i ditës parashikon shqyrtimin e projektligjit "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë", si dhe ligjin "Për Urdhërin e Infermierit".
Një pikë e rëndësishme e axhendës së sotme parlamentare është dhe interpelanca me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço e kërkuar nga disa deputetë.