E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Realizimi i reformave kyce sjellin integrimin ne BE

Presidenti

Presidenti i Republikes Bamir Topi ne takimin me dy ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian ate te Greqise dhe Italise shprehu bindjen e plote se politika ne vend do te behej e ndergjegjshme shume per nevojen e bashkepunimit ne kuader te miratimit te reformave. Kreu i shtetit theksoi se ai ishte i sigurt se Shqiperia se shpejti do te merrte statusin e vendit kandidat ne BE. Klasa politike shqiptare mbart pergjegjesine dhe vetedijen politike po ashtu dhe maturine per te kuptuar e realizuar qe integrimi ne Bashkimin Europian kerkon bashkimin e perpjekjeve te te gjithe shqiptareve dhe perkushtim e angazhim teper serioz per permbushjen e kritereve dhe te detyrimeve qe rrjedhin nga synimi i qarte per te marre statusin e vendit kandidat ne BE theksoi Topi ne takimin me Lambrinidis dhe Fratinin. Sipas zyres se shtypit Presidenti i Republikes ka vleresuar ne takim se pjesemarrja e opozites ne Kuvendin e Shqiperise ne hapjen e sesionit te ri parlamentar ishte tregues pozitiv e domethenes ne drejtim te gjetjes se gjuhes se perbashket per bashkepunim. Presidenti ka vene ne dukje se vizitat e perfaqesueseve te larte te vendeve te BE-se ne Shqiperi jane deshmi e kesaj mbeshtetjeje domethenese per vendin tone dhe se cdo institucion shqiptar eshte i perkushtuar per te permbushur reformen europiane. Realizimi i reformave kyce qe garantojne finalizimin me sukses te punes dhe aspirates disavjecare te shtetit dhe te popullit shqiptar per integrimin ne BE jane prioritet i veprimtarise dhe angazhimit te te gjitha institucioneve tona garantoi Topi. Nga ana e tyre ministri i Jashtem Franko Fratini dhe ministri i Jashtem i Greqise Stavros Lambrinidis falenderuan Presidentin Topi per pritjen e rezervuar dhe vleresuan rolin e tij kushtetues dhe te balancuar si simbol i unitetit te popullit shqiptar. Sipas zyres se shtypit te Presidences ata rikonfirmuan mbeshtetjen e pakursyer jo vetem te dy vendeve qe ata perfaqesojne por edhe te Bashkimit Europian per permbushjen e aspiratave integruese te popullit shqiptar. Ata theksuan se procesi integrues europian i Shqiperise do te varet nga plotesimi i standardeve dhe nga bashkepunimi i klases politike shqiptare e cila duhet te vendose interesat madhore te vendit mbi gjithcka duke u ndergjegjesuar maksimalisht per kete. Mbi te gjitha duhet nje bashkepunim per te bere te mundur perparimin e Shqiperise ne rrugetimin e saj integrues citon Presidenca dy ministrat e Jashtem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›