E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Greqi, nevoje per thellimin e bashkepunimit ne sektorin ekonomik

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha priti dje zevendesministrin e Jashtem te Greqise, Miltiadis Varvitsiotis, i ngarkuar ne diplomacine ekonomike, i cili do te zhvilloje ne vend nje vizite dy-ditore. Teme e bisedes mes dy diplomateve ishte ecuria e marredhenieve dypaleshe, dhe anetaresimi i afert i Shqiperise ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Gjate fjales se tij, ministri Basha e njohu zv/ministrin grek me kuadrin e gjere te zhvillimeve politike dhe ekonomike te Shqiperise, te ecurise se reformave per plotesimin e angazhimeve ne proceset integruese, ku eshte perfshire vendi yne, si dhe me perpjekjet e qeverise per plotesimin e te gjitha kritereve qe kerkohen per liberalizimin e plote te vizave mes Shqiperise dhe BE-se. Nga ana e tij, zv/ministri i Jashtem i Greqise, Varvitsiotis vleresoi hapat e bera ne Shqiperi per realizimin me sukses te reformave dhe projekteve te ndermarra nga qeveria ne vend dhe theksoi se forcimi i bashkepunimit ekonomik, perben prioritet per qeverite e vendeve tona, vecanerisht ne keto momente te krizes se pergjithshme. Gjate bisedes, dy bashkebiseduesit ndane vleresime lidhur me nevojen e forcimit dhe thellimit te metejshem te bashkepunimit ekonomik, finalizimin e projekteve aktuale, si dhe inicimin e projekteve te reja ne te ardhmen, ne fushat me interes te ndersjelle, si investimet ne infrastrukture, turizem dhe ne fusha te tjera. Sipas dy diplomateve marredheniet mes dy vendeve, mund te konsiderohen si shume te mira. Pak dite me pare Parlamenti i Greqise, ratifikoi edhe marreveshjen e Asocim-Stabilizimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, duke u bere keshtu vendi qe permbylli procesin e ratifikimeve te kesaj marreveshje te rendesishme. Po keshtu Parlamenti grek ratifikoi edhe Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›