E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, gazetarëve: Darka, private, sju marr dot me vete

Referuar takimit të djeshëm në mbrëmje në Strasburg me kreun e opozitës Edi Rama dhe ndërkombëtarët, Kryeministri Sali Berisha bëri një tjetër batutë me gazetarët, këtë radhë në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Integrimin. Duke iu drejtuar gazetarëve, theksoi se kjo do të jetë një vizitë private dhe për këtë arsye nuk mund të marrë me vete asnjë përfaqësues të mediave. Darka do të jetë private dhe me vjen keq që nuk kam mundësi tju marr të gjithëve, por do liberalizohen vizat dhe ju do mund të lëvizni kurdo më pas. Por Berisha nuk ngurroi të publikonte përmes humorit, arsyen e vërtetë të ndërprerjes së grevës së urisë së opozitës. Sipas Berishës: Ditëlindja e Bregut u bë shkak për mbylljen e grevës 19-ditore në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›