Kërcënimi i PE-së: Zgjidhje, ose nuk hyni në BE
Takimi në Strasburg erdhi si rezultat i një letre që dy grupimet, e majta dhe e djathta, në Parlamentin Evropian i dërguan dy ditë më parë dy liderëve politikë, Kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama. Letra është një kërcënim i hapur për Shqipërinë në procesin e saj të pranimit në Bashkimin Evropian, që nëse do të ndodhte, do të ishte masa e parë që BE merrte në historinë e saj që nga krijimi. Në dy letrat e njëjta drejtuar Berishës dhe Ramës, Joseph Doul, drejtuesi i partive popullore evropiane dhe Martin Schulz, kreu i partive socialiste evropiane theksojnë në letër se kriza politike po zhvillohet në një kohë kur BE-ja ka nisur të shqyrtojë ofertën e vendit për të fituar zyrtarisht statusin e vendit kandidat. Letra i bën presion dy kampeve politike, kur thuhet qartazi se mostejkalimi i krizës mund të çojë në pezullimin "e procesit të pranimit" - një masë e cila do të ishte e paparë në historinë e BE-së. "Dy grupet tona politike kanë frikë se nuk mund të arrihet në një përfundim, pa një zgjidhje kompromisi të krizës aktuale politike", - thuhet në këtë letër. "Ne, - shkruajnë Schulz dhe Daul, - do të kërkonim bashkërisht pezullimin e procesit të pranimit deri sa mosmarrëveshjet të zgjidheshin.