E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza në Strasburg, SHBA: Është koha për marrëveshje

Populli shqiptar ka nevojë urgjente për fundin e krizës

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përshëndeti dje nismën e BE-së dhe Parlamentit Evropian për të organizuar një takim mes dy liderëve kryesorë të vendit, Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut socialist, Edi Rama, në Strasburg. Në një deklaratë për shtyp, ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se nxit të dyja palët që të shfrytëzojnë këtë mundësi në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut dhe për të arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur. "Koha për marrëveshje është sot. Populli shqiptar ka nevojë urgjente për fundin e krizës politike dhe që Shqipëria t'i kthehet përqendrimit tek axhenda e saj euroatlantike", - përfundon deklarata e ambasadës amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›