E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha gjen golin e pare sezonal por Arminia humbet

Bundesliga 2 Sulmuesi prish agjerimin 14-mujor ne kampionatin gjerman

Besart Berisha arrin te zhbllokohet. Sulmuesi kosovar ka realizuar te premten ne mbremje rrjeten e pare sezonale me Arminian e Bielefeldit. Gjithsesi goli i 25-vjecarit qe ka zhvilluar 17 ndeshje me perfaqesuesen shqiptare nuk i ka mjaftuar skuadres se tij per te marre rezultat pozitiv perballe Unionit te Berlinit. Ne fakt te besuarit e trajnerit Zige jane mposhtur me rezultatin 2-1 ne shtepi ndersa vazhdojne te jene ne vendin e fundit te 18-tet ne klasifikimin e Bundesliges 2. Ne minuten e 63-te Berisha rikthehu baraspeshen pas avantazhit fillestar te Unionit te Berlinit me Peitz vetem dy minuta me pare. Por shkendija e tij nuk i ka mjaftuar Arminias. Miqte gjeten serish rrugen e rrjetes ne te 73-ten me Beniaminan. Sulmuesi shqiptar qendroi ne fushe gjate gjithe 90-minuteshit nderkohe qe eshte ndeshkuar edhe me karton te verdhe. Me golin e djeshem Besart Berisha i jep fund agjerimit 14-mujor ne kampionatin gjerman. Sulmuesi nuk kishte arritur te gjente rrugen e rrjetes ne dhjete ndeshje gjate sezonit 2009-2010 kur u rikthye ne Gjermani tek Arminia pas aventures te danezet e Horsens. Ky ishte takimi i peste sezonal nga dhjete jave te zhvilluara qe Berisha u aktivizua dhe i dyti qe 25-vjecari e nisi si titullar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›