E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani kerkon pike ne shtepine e Apolonise

Kategoria e Pare

Dita e sotme do te shikoje te zbresin ne fushe te gjitha skuadrat e Kategorise se Pare per te luajtur ndeshjet e javes se shtate te sezonit te ri. Nje nder ndeshjet interesante te kesaj jave do te jete ajo mes Partizanit dhe Apolonise qe do te zhvillohet ne shtepine e ketyre te fundit. Te kuqte vijne ne kete ndeshje pas nje permiresimi te dukshem ne javet e fundit qe japin shprese se ekipi po merr kthesen dhe tani ambiciet jane te shikojne ngjitjen drejt kreut te tabeles. Bajko eshte optimist per zhvillimet e fundit dhe beson se sot ndaj Apolonise do te mund te demonstroje nje loje te mire dhe pse jo te largohet nga Fieri me te pakten nje pike. Nderkohe qe fieraket jane ekip ambicioz dhe objektivi i vetem i tyre do te jete fitorja e cila do ti mbante ne rrugen e duhur drejt objektivit te tyre sezonal rikthimit ne Kategorine Superiore. Ndersa ndeshje jo te lehta propozon kalendari per kryesuesit e tjere. Kamza e vendit te pare do te luaje ne transferte me Beselidhje Mamurrasi udheton drejt Beratit per te luajtur ndaj Tomorit te oscilacioneve. Lushnja pritet ta kete te veshtire ne fushen e Terbunit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›