Nje Vllazni ndryshe sot ndaj Flamurtarit
Mirel Josa eshte ndryshimi i madh i Vllaznise por nuk eshte i fundit. Ardhja e trajnerit te ri pas largimit te malazezit Mojash Radonjic te shkarkuar per rezultate te dobeta ne 8 javet e para ka rizgjuar besimin e shkodraneve per nje sezon me te mire pjesen e mbetur te Kategorise Superiore me syrin per te ngjitur pozicione dhe per te pretenduar te pakten nje vend qe te con ne Europa League. Entuziazmi eshte i pranishem ne kryeqendren e veriut te Shqiperise. Tekniku gezon respektin dhe mbeshtetjet jo vetem te drejtuesve qe rikthyen per here te dyte ne krye te pankines se Vllaznise por edhe ate te tifozeve vendas te cilet jane me te zjarrtet ne futbollin shqiptar dhe jo pak kerkues ndaj trajnerit dhe ekipit te tyre. Gjithnje ne te kaluaren fansat kuqeblu kane demonstruar se pelqejne jo vetem rezultate pozitive por edhe futbollin e bukur. Prandaj ata nuk duan qe besimi i madh te Josa te shperdorohet. Por prova e pare e zjarrte per trajnerin e ri ka ardhur shume shpejt. Sot ne oren 1600 skuadra kuqeblu do te zbrese ne fushe ne Loro Borici per tu perballur me Flamurtarin njeren nga skuadrat me simpatike te edicioneve te fundit te Superiores dhe qe pas perforcimeve te shumta ne kete sezon dhe gershetimit te eksperiences me talent e shumta pretendon te shkoje larg. Do te jete nje ndeshje jo e lehte per shkodranet te cilet nuk mund ti lejojne me vetes hapa false te cilat do ti komprometonin edhe me shume objektivat e tyre sezonale. Alternativa e vetme e Joses dhe e skuadres se tij do te jete fitorja. Cdo rezultat tjeter do te ishte kunder frymes se re te ketyre diteve dhe do te rikthente pesimizmin rutinor qe ka mbizoteruar ne kete fillim sezoni. Prandaj Josa duhet tua shperbleje tifozeve me nje fitore ndaj Flamurtarit. Megjithate trajneri edhe pse ne pak dite e ka pergatitur skuadren per te triumfuar ne ndeshje. Ne menyren e ndertimit te taktikes se lojes te anes psikologjike te perzgjedhjes se formacionit studimit te kundershtarit dhe shume faktore te tjere. Ne sfiden kunder Flamurtarit dua te shikoj ne fushe nje Vllazni agresive ka theksuar tekniku Josa. Perballe do te kemi nje kundershtar shume te forte i cili pervecse ka nje skuader shume te mire eshte edhe nje nder pretendentet per te fituar trofe gjate ketij sezoni. Megjithate objektivi yne ne lsquoLoro Borici eshte pa diskutim vetem fitorja. Ne momentin e riemerimit trajneri i ri kishte njohuri rreth skuadres qe do te merrte ne dorezim nga Radonjic. Brenda 5 diteve tashme ai i ka evidentuar disa nga pikat kryesore ku duhet te nderhyje dhe prandaj dje ai ka paralajmeruar ndryshime ne krahasim me ekipin qe zbriste ne fushe tekniku malazez i ikur tashme. Prisni ndryshime ne formacionin e pare te Vllaznise pasi ju garantoj qe nuk do te jete me e njejta skuader si ajo me Radonjicin nenvizoi Josa i cili me pas nuk ka preferuar te zbardhe se cilat do te jete keto ndryshime duke e lene gjithcka surprize per sot. Ndaj Flamurtarit shkodraneve do tu duhet te bejne llogarite pa tre futbolliste titullare Djepaxhia Nimani Semina vazhdojne te jene te demtuar.