Berisha gjen golin
Nga Express më 09 maj 2011 në ora 10:19
Më në fund, Besart Berisha ka gjetur golin. Sulmuesi kosovar pas një kohe të gjatë ka arritur të shënojë gol për Arminia Bielefeldin, në ndeshjen kundër Karlsruher 2:1.
25-vjeçari në minutën e 27’të ka realizuar gol, derisa në minutën e 73’të është ndëshkuar me karton të verdhë.
Nëntë minuta pa përfunduar takimi, prishtinasi i ka liruar vendin Fischerit. Bielefeld, sezonin e ardhshëm do të garojë në Bundesliga 3.