Ibraimi, shpëtimtar i Sevastopolit
Nga Express më 09 maj 2011 në ora 10:20
Besart Ibraimi ka ndihmuar ekipin e tij, Sevastopol të shënojë fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë përballë Obolon Kievit me rezultat 3:1.
Sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Maqedonia ka realizuar dy gola në këtë takim, në minutën e 10’të dhe të 30’të.
Me këtë fitore, Sevastopol ka tubuar 27 pikë duke u pozicionuar në vendin e 14’të, i cili garanton qëndrimin në elitën e futbollit ukrainas.