E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: United e meriton titullin

Carlo Ancelotti ka thënë se pranimi i dy golave në tridhjetë minutat e para të ndeshjes e ka bërë të një mision të pamundur fitoren në Manchester United.

Blutë kishin nevojë për fitore për të ruajtur presionin ndaj liderit të tabelës, Manchester United, por pranuan dy gola, një pas vetëm 36 sekondash dhe një pas 23 minutash.

“Që në minutën e parë ne humbëm ndeshjen, ne filluam shumë keq. Ishte shumë vështirë pas kësaj të rikthehemi dhe të fitojmë. Pjesa e dytë ishte më e mirë, por lojtarët e United ishin më të mirë dhe e merituan fitoren”.

“Ne duhet ta pranojmë disfatën, sot United ishte ekip më i mirë dhe në përgjithësi këtë sezon ata kanë qenë më të mirë se ne. Ata meritojnë ta fitojnë titullin, ata do ta fitojnë titullin dhe ne duhet të përpiqemi të përfundojmë të dytët”, ka deklaruar Ancelotti pas derbit të djeshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›