Juventus, stacioni i fundit në Itali

Nga Express më 09 maj 2011 në ora 12:37
Juventus është stacioni i fundit italian për Luca Tonin.
Sulmuesi 33 vjeç ka bërë të ditur se synon të respekton kontratën e tij me Bianconerët e cila vlen deri në vitin 2012 e më pas të vazhdon karrierën në ndonjë klub larg Italisë.
“Kam kontratë me Juventusin deri në qershor 2012 e më pas do të më pëlqente të luaj jashtë vendit, ndoshta sërish në Gjermani ku kam kujtime të mira nga triumfi i Italisë në Kampionatin botëror dhe titujt e fituar me Bayern Munichun”, tha Toni për të përditshmen gjermane Bild.