Real Madrid transferon Sahinin

Nga Express më 09 maj 2011 në ora 13:36
Mesfushori turk Nuri Sahin do të largohet nga kampioni i ri i Bundesligës Borussia Dortmund për në Real Madrid kanë njoftuar klubi gjerman dhe ai spanjoll të hënën.
Sahin ishte njëri prej futbollistëve kryesor për Dortmundin në rrugëtimin e tyre drejt titullit të kampionit këtë sezon. Real Madrid e quajti 22 vjeqarin Sahin, “mesfushor të ri e të talentuar” dhe “mjeshtër i goditjeve të lira”.
Sahin është përforcimi më i ri i Realit që vjen nga Bundesliga pas mesfushorëve Mesut Ozil dhe Sami Khedira të cilët nga skuadra gjermane iu bashkuan gjigantit madrilen vitin e kaluar.