Berisha homazhe në varrin e Adem Jashari

"Adem Jashari dhe familja e tij ra për të fituar pavdekësinë dhe ajo që është sot ngushëllim është pavarësia e Kosovës", u shpreh kryeministri Berisha, i cili sot paradite, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, zhvilloi homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, 2 kilometra larg qytetit të Skënderajt, dhe më pas një vizitë në kullën simbol të kësaj familjeje që dha jetën për liri dhe pavarësi.
Pothuajse 52 pjesëtarë të familjes Jashari prehen në varrezat në Prekaz, ku Kryeministri Berisha kreu sot homazhe, i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha, Kryeministri Hashim Thaci dhe delegacioni qeveritar.Në këtë vizitë të parë në Kosovën e pavarur, Kryeministri Berisha vlerësoi se "Adem Jashari është tribuni i lirisë, që me sakrificën e tij të madhe ndezi dritën e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës".
Sakrifica e Jasharit, vijoi Berisha, "i dha zemër gjithë shqiptarëve. Ai është një pasuri për të gjithë brezat".
Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz. I cilësuar si bërthama e UÇK-së, ai u vra në moshën 43-vjeçare, në vitin 1998 në Prekaz. Jashari për veprën e tij është nderuar me urdhrin "Hero i Kosovës".