E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSIG, prapë në shitje. Lehtësohen kushtet

TIRANË- Nevoja emergjente për para e detyron qeverinë të lehtësojë kushtet për shitjen e INSIG-ut.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi sot ndryshimet e propozuara nga qeveria, sipas të cilave shteti nxjerr në shitje 100% të aksioneve të tij në këtë kompani.

Sipas ndryshimeve të miratuara sot, nëse nuk arrihet shitja e paketës së plotë të aksioneve, investitorëve u jepet mundësia që të blejnë më pak, kurse pjesa e mbetur do të shitet në tender publik.

Kjo është hera e dytë që tentohet privatizimi i INSIG-ut. Herën e parë, 61% të aksioneve të kompanisë u shitën kundrejt një vlerë prej 25 milionë euro, ofruar nga
një kompani amerikane.

Ndërsa 39% të aksioneve i përkisnin BERZH-it dhe IFC-së, por me dështimin e shitjes së parë ato u tërhoqën.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›