E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vocaj: Konkluzionet për ngjarjen në Golem, pasdite

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për RTV "Ora News" deklaroi se konkluzionet e para për shembjen e ballkonit të hotelit që shkaktoi plagosjen e 5 nxënësve nga Kosova, do të jepen në orët e pasdites. Ai thksoi se policia po vijon marrjen në pyetje të pronarit të hotelit, Kujtim Roçi. Vocaj deklaroi se në Golem kanë shkuar ekspertë kriminalistë nga Tirana. Sipas drejtorit të Policisë, shkak i shëmbjes së ballkonit të hotelit është bërë shpërthimi i boilerit të dushit në katin e dytë. Tonin Vocaj shtoi se nga shembja në hotel janë plagosur rëndë dy të rinj.
" Dy të rinj janë plagosur rëndë nga shembja e hotelit. Shkurte Matoshi 18 vjeç e cila ka thyer këmbën dhe Sabah Fetahu 19 vjeç që ka marrë dëmtime në buzë", saktësoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›