Berisha humbet edhe në qendrën ku votoi vetë të dielën
Kryeministri Sali Berisha nuk ka arritur të fitojë as në qendrën ku ka votuar me të shoqen në këto zgjedhje.
Bëhet fjalë për njësinë bashkiake numër 2.
Të dielën në mëngjes, Berisha me të shoqen u shfaq në qendrën numër 1728 të njësisë bashkiake nr.2 në kryeqytet.
Por të dhënat e hedhura online nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë qendër, tregojnë se e majtë ka fituar.
Kështu, në këtë qendër votimi, PS ka marrë 43.17 përqind ose 136 vota. LSI ka marrë 6.35 përqind ose 20 vota.
Partia Demokratike ka marrë 123 vota ose 39.05 përqind./ep