E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqim Gashi, eurogol për Shafhausen

Një "trio" shqiptarësh: Shkëlqim Gashi, Genc Mehmeti, Gëzim Sadiku brenda FC Shafhausen në Zvicër, por që fituan 2-1 në miqësoren me austriakët SC Austria Lustenau, ku Shkëlqim Gashi shënoi edhe golin e fitores në minutën e 88-të me anë të një goditje të litë në trekëndëshin e portë. Gashi është dhe blera e re e Shafhausenit. Ndeshja e ardhshme per Shafhausen është ajo kundër Frajburgut ditën e mërkurë. Shafhausen militon në Challenge League, kategoria e dytë zvicerane dhe ndodhet në vendin e 9-të (nga 18 ekipe) me 25 pikë pas 18 ndeshjesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›