Humbet sërish Hamdi Salihi

SV Ried i Hamdi Salihit humbi miqësoren e dytë rresht pas asaj me FC Wels (0-1), kësaj radhe kundr SV Wehen po me rezultatin 1-0, takim i luajtur ne Antalia. Golin e fitores e shënoi blerja e re e SV Wehen, kinezi Xied Hui. Salihi luajti vetëm pjesën e parë, pasi skuadra e tij provoi dy formacione. Gjithsesi sipas mediave austriake, SV Ried e zotëroi më shumë lojën. Të enjten SV Ried do të luajë kundër FK Baku nga Azerbaxhani. Në miqësoren kundër Ausburgut Salii shënoi golin e vetëm për SV Ried në barazimin 1-1.