E Shtunë, 31 Tetor 2026

Time e The economist, dy kopertina për Berluskonin

Revista Time i ka kushtuar kopertinën e saj kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Në faqen e parë të edicionit europian të revistës së njohur, e cila do të jetë në duart e lexuesve në 21 nëntor.

Titulli kryesor përkrah fotos së Berluskonit është: Njeriu që qëndron pas ekonomisë më të rrezikshme në botë. Ndërsa në edicionin e saj aziatik, Time mban titullin Mirupafshim Berluskoni! Si është bërë pasuria më toksike e Italisë.

Më satirike është treguar The Economist. Me titullin Thats all, folks (Njerëz, mbaroi), sigla e hauzuar nga kartonat e Uorner Bros, The Economist ironizon daljen nga skena të Berluskonit, duke e paraqitur në një qendër të një pikture të mesjetës, e cila të kujton festat bunga-bunga në vilën Arkore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›