E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i ben ftese BEI-t: Investoni ne energjetike

Duke e falenderuar Banken Europiane te Investimeve (BEI) per financimet e deritanishme ne Shqiperi, kryeministri Berisha e fton ate qe te investoje serish, por kete here ne energjetike. Nje fakt te tille ai ua beri me dije dje drejtuesve te ketij institucioni te njohur financiar, gjate nje takimi me ta. Ku gjithashtu terhoqi vemendjen edhe ne projektin e gazsjellesit TAP, si nje projekt shume i rendesishem per Europen e Shqiperine. "Forcimi i rrjetit te transmetimit, - tha Kryeministri, - eshte nje tjeter fushe e rendesishme, per t'u konsideruar nga BEI, sidomos linja e transmesionit Itali-Shqiperi, ku qeveria shqiptare eshte pergatitur te hyje ne formen e partneritetit publik privat". Nga ana e tij, zv.presidenti i BEI-t, Dario Scannapieco, u shpreh se "jo vetem rezultatet e mira ne rritjen ekonomike, por edhe ekuilibri makroekonomik dhe stabiliteti i financave publike jane faktore te rendesishem qe vazhdojne te terheqin investimet e huaja drejt Shqiperise".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›