E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korridori Veri-Jug, firmosen parate per Bypass-in e Fierit

Eglantina Nasi

Korridori infrastrukturor Veri-Jug, njohu dje nje hap te ri drejt kompletimit te tij. Ate te miratimit te financimit te prej Bankes Europiane te Investimeve (BEI) per Bypass-in e Fierit. Me nje shume konkrete prej 35 milione eurosh, ky investim paraqitet mjaft me rendesi per ndertimin e ketij aksi, i cilesuar si pike kyce per korridorin e lartpermendur. "Projekti i ndertimit te Bypass-it te Fierit eshte nje nder projektet me prioritare te qeverise shqiptare", - theksoi dje ministri i Financave, Ridvan Bode, ne perfundim te nenshkrimit te marreveshjes perkatese, me zv.presidentin e BEI-t, Dario Scannapieco. Duke shtuar me tej se "ky Bypass eshte pjese e Korridorit teper te rendesishem Veri-Jug, per te cilin disa sektore jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper". Nderkaq, per kete ByPass, para pak muajsh eshte miratuar edhe kredia e parashikuar per financimin e tij nga ana e Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH). E ne kete menyre, duke pasur gati dy financimet e rendesishme te ketyre dy bankave, te cilat perbejne edhe pjesen me te madhe te totalit, 70 milione euro (nga 35 milione euro secila), duket me se i realizueshem parashikimi i bere rreth ketij objekti te rendesishem infrastrukturor ne vend, qe punimet e tij te nisin ne vitin e ardhshem dhe te perfundojne ne vitin 2015. Konkretisht, ky projekt i rendesishem i referohet ndertimit te nje Bypass-i rrugor te tipit autostrade interurbane midis qytetit te Fierit dhe Levanit me gjatesi afersisht 22 kilometra, i parashikuar te zbatohet per nje periudhe tre-vjecare nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit nepermjet Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kostoja totale e tij eshte rreth 81.2 milione euro, ku nje pjese te financimit prej 1.8 milione euro e ka caktuar Italia, permes nje granti te Kooperacionit Italian, dhe nga ana tjeter, qeveria shqiptare do te jape kontributin e saj, permes nje financimi ne vleren e 9.4 milione eurove. Sa i perket, kredise se ofruar nga Banka Europiane per Investim (BEI), e cila u firmos diten e djeshme nga ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe numri dy i ketij institucioni financiar, ajo ka nje afat maturimi prej 20 vitesh, duke perfshire nje periudhe pa pagese principali prej 7 vjetesh. Nga ana e tyre, perfaqesuesit e delegacionit te BEI-t, u shprehen se e nenshkruajme me kenaqesi kete kontrate, duke pasur histori bashkepunimi te suksesshme me Shqiperine, qofte me sektorin privat dhe me ate publik, si ne investimet ne infrastrukture, ashtu edhe ne arsim. Ndersa konfirmuan gjithashtu, se ne te ardhmen, kane ne plan te vazhdojne marreveshje te tjera po ne sektorin e infrastruktures, si ne hekurudha per shembull. Sikunder, ne objektivat e BEI-t eshte edhe puna e ndihmesa e sistemit bankar shqiptar, per te shtuar iniciativat e tyre kredituese me sektorin privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›