E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha i çon protestues në derën e selisë, vjen reagimi i Bashës

Berisha çon protestues në derën e selisë së PD, por kryetari i PD, Lulzim Basha, zgjedh të komentojë një event tjetër.

“Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. Një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën; dhe ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe tek ajo dhe na frymëzon me fjalët që kanë forcën të na ndryshojnë. am krenar që Flutura është sot pjesë e familjes sonë dhe si deputete lufton për të bërë realitet ëndrrën e pakryer të birit të saj, të Shqipërisë si Europa”, shkruan Basha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›