Nishani: Kjo protestë është kundër hajnisë dhe tradhëtisë

Ish-presidenti Bujar Nishani, në fjalën e tij nga protesta e Berishës, tha se të gjithë qytetarët janë mbledhur këtu kundër hajnisë dhe tradhëtisë. “Pranisë fizike i bashkohen qindra mijëra patriot shqiptar kudo në botë. Juve sonte iu ka bashkuar një mision i madh, por edhe fisnik, i vështirë, por i thjeshtë për ta marrë përsipër, dalja Zot e fatit tuaj, të familjeve tuaja. Ju sonte në këtë shesh dhe në këtë betejë që po nisni iu ka bashkuar misioni për të luftuar hajninë dhe tradhtinë bashkë, një qeverisje e mbrapshtë nuk ka punuar asnjë minutë për ju, por për xhepin e saj”, tha ndër të tjera Nishani.