E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarqet Nishani urdheron zgjedhjet brenda 26 tetorit

Qeveria Ministri i Brendshem nxjerr urdhrin e konstituimit

Kryetari i bashkise do te drejtoje mbledhjen e pare te konstituimit te keshillit te qarkut. Keshtu eshte caktuar ne urdhrin e ministrit te Brendshem Bujar Nishani ne lidhje me konstituimin keshillave te qarkut. Prefekti te marre te gjitha masat per mbarevajtjen e konstituimit te keshillit te qarkut te dale nga zgjedhjet e dates 8 maj 2011 qe perben nivelin e dyte te qeverisjes vendore. Mbledhja e pare thirret nga kryetari i bashkise qender e qarkut ose nga nje e treta e anetareve te keshillit te qarkut. Mbledhja duhet te thirret menjehere sapo kryetari i bashkise qender e qarkut ka marre dokumentacionin e nevojshem nga prefekti dhe jo me vone se 50 dite nga shpallja e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve nga KQZ-ja thuhet ne urdhrin e firmosur nga Nishani. Brenda 26 tetorit ky proces duhet te perfundoje. Sipas ketij urdhri ne rast se keshilli i qarkut nuk konstituohet deri 90 dite pas shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve vendore prefekti ushtron te gjitha funksionet dhe kompetencat e ketij keshilli deri ne castin e konstituimit. Rendi i dites i mbledhjes se pare te keshillit te qarkut do te jete ne perputhje me nenin 51 te ligjit nr. 8652 date 31.7.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore i ndryshuar - Zgjedhja e komisionit te mandateve.- Vertetimi i mandateve shqyrtimi dhe miratimi i raportit te komisionit te mandateve. - Zgjedhja e kryetarit te keshillit te qarkut. - Zgjedhja e zevendeskryetarit te keshillit te qarkut. - Zgjedhja e kryesise se keshillit te qarkut. Ne mbledhje marrin pjese - Kryetari i bashkise qender e qarkut drejtues i mbledhjes se pare - Kryetaret e mandatuar te bashkive dhe komunave - Anetaret e mandatuar si perfaqesues te keshillave te bashkive e komunave - Perfaqesues nga Keshilli i Ministrave dhe/ose Ministria e Brendshme - Prefekti - Sekretari i keshillit te qarkut qe ndihmon drejtuesin ne organizimin e mbledhjes thuhet ne vendim. Sipas vendimit ne mbledhje ftohen te marrin pjese- Deputete qe perfaqesojne qarkun perkates ne Parlament- Ish- kryetari i keshillit te qarkut i cili merr pjese ne ceremonine e dorezimit te detyres nese nuk eshte i rizgjedhur keshilltar i keshillit te qarkut - Mediat e shkruara dhe ato radiotelevizive - Mbledhja zhvillohet e hapur per publikun qe deshiron te marre pjese ne mbledhje. Mbledhja eshte e vlefshme kur ne te marrin pjese jo me pak se gjysma e anetareve te keshillit. Nese nuk sigurohet kjo shumice mbledhja anulohet dhe thirret cdo 10 dite derisa te sigurohet shumica e nevojshme. Pas zgjedhjes se kryetarit dhe nenkryetarit behet zgjedhja e kryesise se keshillit te qarkut. Udhezohet qe per keshillat e qarkut a nen 50 anetare keshilli kryesia te perbehet nga 5 anetare bme 50-70 anetare keshilli kryesia te perbehet nga 7 anetare cmbi 70 anetare keshilli kryesia te kete 9 anetare. Pergatitet fletevotimi ne forme liste ashtu si per zgjedhjen e kryetarit dhe nenkryetarit te keshillit te qarkut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›