E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat Nuk ka mungese fondesh por ceshtje menaxhimi

Per Ministrine e Financave nuk ekziston nje problem qe lidhet me mungesen e fondeve ne thesar. Si sekretari i pergjithshem ashtu dhe zv/ministri sqaruan per Shqip situaten e krijuar me komunat te cilat pretendojne se nuk kane fonde per pagat dhe shpenzimet qe lidhen me personalin ne teresi.
Ky problem nuk ka te beje aspak me thesarin apo me gjendjen e arkes ne buxhet. Asnje nga komunat nuk ka hasur probleme me ministrine. Mjafton te dorezojne dokumentacionin dhe brenda 24-oresh celet fondi nga thesari. Sido te jene vlerat ne buxhet perparesi per thesarin ka qene dhe mbetet likuidimi i pagave per administraten tha Dorian Teliti sekretar i pergjithshem ne ministri. Edhe zv/ministri Nezir Haldeda nuk e lidhi problemin e mungeses se fondeve me buxhetin por me vete komunat dhe menyren sesi i kane shpenzuar. Buxheti per keta njesi eshte celur ne janar sipas limiteve dhe planeve te miratuara nga Kuvendi dhe keshtu mbetet per te gjithe vitin. Fondet ekzistojne ne thesar dhe nuk ka bllokim apo mungese shton Haldeda. Zyrtaret e Financave shprehen se komunat mund te kene konsumuar te gjithe limitin e fondeve dhe tashme gjenden ne veshtiresi por jo se ne buxhet nuk ka para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›