Berisha, i gëzuar për marrjen e statusit nga Serbia: Vendim i drejtë, ne nuk e meritojmë
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Brukseli se vendimi për dhënien e statusit të kandidatit për në BE Serbisë është i drejtë dhe i rëndësishëm. Berisha ka vlerësuar edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkohë, në samit u diskutua ndër të tjera edhe statusi për Serbinë dhe probleme të tjera. Në fjalën time, unë shpreha vlerësimin tim të madh për marrëveshjen e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, si marrëveshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për të dy vendet, por për të gjithë rajonin. Sikundër, theksova se vendimi për statusin e Serbisë është një vendim i drejtë dhe i rëndësishëm, tha Berisha.
Por kryeministri deklaroi se ishte shprehur përpara drejtuesve të djathtë se Shqipëria nuk e meriton statusin kandidat për shkak të opozitës. Unë e kam theksuar dhe e theksoj se absolutisht nuk ka asnjë pengesë, përveç faktit se opozita shqiptare bllokoi për dy vite më radhë votimin e reformave evropiane. Unë e kam theksuar dhe e theksoj; nuk mund ti kërkoj kërkujt që të mbështesë statusin për Shqipërinë, në një kohë kur partia kryesore opozitare, në një rast unik në Evropë, nuk voton reformat e drejta të kërkuara për procesin e afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian, tha Berisha.