Berisha i jep Idrizit edhe godinën e Pollos

Deputetët e PDIU-së në takim me Berishën
Shpëtim Idrizi, i përkëdheluri i mazhorancës. Berisha ka vendosur ta fuqizojë aleancën me çamët, kjo duket edhe në dhuratën e fundit që i ka bërë PDIU-së. Pasi i dha zëvendës ministra kryeministri Sali Berisha ka vendosur ti japë edhe një ndërtesë Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.
Me vendim qeverie i është dhënë kati i parë i ndërtesës në përdorim për selinë qendrore të ish-Partisë Demokrate, Tiranë. Selia ndodhet në rrugën Myslym Shyri dhe do të jepet si ndërtesë për selinë qendrore të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Vendimi nr. 4, datë 5.1.2002 i Këshillit të Ministrave Për dhënie ndërtese për selinë qendrore të Partisë Demokrate, shfuqizohet. Pak ditë më parë kryeministri miratoi edhe tre poste zëvendës ministrash për Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet në kuadër të mbajtjes së aleancës në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në fillim PDIU kishte marrë edhe disa drejtori me rëndësi në administratë.
Ndërkaq, pushteti duket se i ka përçarë çamët. Prej kohës deputeti çam Dashamir Tahiri ka nisur një aktivitet politik nën aksionin personal duke mos u identifikuar me PDIU-në e Shpëtim Idrizit me të cilin themeluan partinë që mbron sëpari interesat e komunitetit çam në vend.Tahiri nuk ndan të njëjtat mendime me krerët e PDIU-së Idrizi dhe presidentin Tahir Muhedini të cilin ka nisur ta sulmojë hapur. Dashamir Tahiri nuki ka qenë dakord me përzgjedhjen e emrave për zv.ministra në qeverinë e djathtë.