Takimi Thaçi-Tadiç në qershor, mbetet të diskutohet caktimi i vendtakimit
Dy liderët e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen gjatë muajit qershor në Bruksel ose Londër. Lajmi raportohet nga e përditshmja kosovare Express, e cila citon burime ndërkombëtare.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë Boris Tadiç mund të vijë pas zgjedhje në Serbi.
Thaçi e ka shprehur disa herë publikisht se është i gatshëm për një takim të tillë. Kreu i qeverisë së Kosovës në prononcimet e tij ka thënë se nuk ka ndonjë problem ta takojë Tadiçin, pasi takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë. Të njëjtin pohim ka bërë edhe Tadiç. /F.S/