E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i jep LSI-së 6-të poste zëvëndësministrash

Berisha pasi i ngarkoi Metës të gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ka vendosur ti japë edhe 6 poste sëvendësministrash nga radhët e LSI. Ndër ta spikasin emrat e Filloreta Kodrës, Edmond Haxhonastos e Nora Malajt. Lajmi u publikua në web sitin e qeverisë. 

TIRANË-Në mënyrë krejt të papritur dhe kur qeveria e re e ka një ministër Integrimi, kryeministri Berisha vendos tia ngarkoje aleatit te tij më të madh Ilir Metës të gjithë procesin e integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian. Vendimi i publikuar në web sitin e qeverisë, sqaron vetem se me propozim të kryeministrit këshilli i Ministrave vendosi që Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të drejtojë dhe ndjekë me përparësi të gjithë procesin e integrimit të vendit në BE dhe atë të liberalizimit të vizave. Po gjatë kësaj të enjte kryeministri ka nisur zbatimin e marrëveshjes me aleatet e tij për emërimin në postet e zv ministrave, duke i dhënë LSI-së 6 zv.ministra, përkatësisht Edmond Hoxha zëvendëson Albert Gajon, në postin e zv ministrit te Integriimit. Tokli Thomai do të zëvendësojë Ndue Prekën në Minitrinë e Bujqësisë. Filloreta Kodra emërohet zëvendësministër i Punës,
Edmond Haxhonasto zëvendëson Stavri Ristanin në ministrine e Tarsporteve,
ndërsa Nora Malaj emërohet zëvendësministër i Arsimit. Si dhe Leonard Beqiri në postin e zëvendësministërit të Ekonomisë, dhe Energjetikës. Po kështu këshilli i ministrave ka liruar nga posti zv ministrit të Mjedisit Aleksandër Garulin dhe ka emeruar Auron Menerin. Ka emëruar Alfred Rushaj në postin e zëvendësministrit të Financave si dhe ka liruar Anton Gurakuqin e PDK-së në postin e zëvendësministërit të Punëve të Jashtme.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›