E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, 35.7% e sasisë së hedhur në rrjet, humbet

Kompania audituese e kontraktuar nga pronari i ri i OSSH-së ka konstatuar se për vitin 2008, 35.7 % e energjisë së hedhur në rrjet ka humbur. Ekspertët e saj kanë deklaruar se niveli i lartë i humbjeve është pasojë e shërbimit të dobët të faturimit. 

TIRANE- 35.7% e energjisë elektrike që hidhet në rrjet humbet për shkak të cilësisë së dobët të sistemit të faturimit, mungesës së të dhënave të sakta nga sistemi si dhe problemeve me matësit e energjisë elektrike. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e kompanisë audituese të kontraktuar nga kompania ceke për të kryer auditimin e nivelit të humbjeve të energjisë për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes për vitin 2008. Kjo analizë është bërë publike gjatë seancës së hapur dëgjimore të zhvilluar nga Enti rregullator i Energjisë me të gjitha palët e interesuara.
Niveli i lartë i humbjeve konsiderohet si një ndër problemet më të mëdha të sistemit energjetik shqiptar. Ky fakt është pohuar nga vetë drejtuesit e kompanisë CEZ në momentin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Në atë periudhë ata deklaruan se sfida kryesore do të ishte reduktimi i humbjeve që në Shqipëri është në nivelin më të lartë në të gjithë Europën. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›