Berisha i jep PDIU-së dy zëvendësministra
Share
Kryeministri Sali Berisha ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, që të emërojë dy zëvendësministra të rinj. Bëhet fjalë për Ardian Tano, që është emëruar zv.ministër i Arsimit dhe Shkencës, ndërsa Abaz Hado është emëruar zv.ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Të dy këta të fundit i përkasin partisë së PDIU-së së Shpëtim Idrizit dhe janë pjesë e marrëveshjes së Berishës me këtë të fundit.
Me këto lëvizje, Berisha po përpiqet që të forcojë koalicionin e tij, që për momentin rrezikohet shumë nga Aleanca Kuq e Zi dhe partia e re që pritet të krijojë presidenti Topi.