E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ata që i qëndrojnë politikës larg, bëhen pengje të saj

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Korcës, në kuadër të nismës së kësaj partie për antarësime të reja brenda gjirit të saj. Gjatë mbledhjes së Asamblesë, në takim me strukturat atje, Rama ka ripërsëritur thirrjen ndaj të rinjve për angazhime në politikë, pasi sipas tij, ata që i qëndrojnë politikës larg, bëhen pengje të saj. Më tej ai ka vlerësuar dhe punën e kryebashkiakut të Korcës, duke e konsideruar model të PS-së dhe qeverisjes vendore në Shqipëri.
 

“Pa ndryshuar politikën, nuk mund të ndryshojmë mjedisin në vendin tone. Politika e sotme është një shfaqje e ulët, e paaftë, e mbushur me dështime. Në Shqipëri, ata që i qëndrojnë politikës larg, bëhen pengje të saj.Partia Socialiste ofron hapësira ku të rinjtë realizojnë aspiratat e tyre, bashkë ne mund të ndryshojmë politikën. Kryebashkiaku i Korçës është model i PS dhe i qeverisjes vendore në Shqipëri”ka thënë Rama.
 

Kryesocialisti Rama do të qëndrojë sonte në Korcë për të marrë pjesë në festimet e nesërme me rastin e 7 Marsit, ditën e mësuesit. Krahas tij edhe kryeministri Berisha do tu bashkangjitet nesër këtyre festimeve i shoqëruar Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ministra të tjerë të kabinetit, drejtues lokalë, etj.
 

Fillimisht, ora 10.00 Berisha do të pritet nga autoritetet lokale në shkollën e mesme “Isuf Gjata”, ku do të mbajë një përshëndetje për nxënësit, mësuesit dhe të ftuarit e tjerë.

Më pas, kryeministri është i ftuar në orën 10.30 në koncertin festiv që do të zhvillohet në teatrin e qytetit “Andon Zako Çajupi” , nga ku do tu drejtojë një përshëndetje mësuesve me rastin e ditës së tyre.

Veprimtaritë do të vijojnë në 11.00 me vizitën në Muzeun e shkollës “Mësonjëtorja e parë shqipe” dhe më pas në 12.00 Berisha do të marrë pjesë në Konferencën jubilare të organizuar në Universitetin
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›