E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ne kërkuam diskutime, Rama vendosi ultimatume dhe bëri editorial për rrëzimin tim

Share

Kryeministri Berisha duke folur në Kuvend pas dështimit të raundit të tretë për presidentin, ka thënë se mazhoranca ofroi mundësi për negociata për opozitën. Por, sipas Berishës, Rama kërkesës për diskutime iu përgjigj me një editorial për rrëzimin e tij dhe vendosi ultimatume.

Në përputhje me marrëveshjen e 2 shtatorit 2009, me LSI nisën dhe negociatat për zgjedhjen e presidentit. Pasi u arrit dakordësia me LSI, ishte ftesa që iu bë Ruçit me Patozin për çështjet e modaliteteve. Mos kujto se me letra do më heqësh mua. Në këtë takim nuk ishte Berisha që shkroi editorialin e kërkonte të rrëzonte me çdo kusht Sali Berishën nga procesi. Nuk ishte Berisha që hartoi ultimatumin me 4 pika që i dorëzoi të mandatarit të PD. Përkundrazi PD erdhi drejt jush për të diskutuar ato që kishte rënë dakord koalicioni qeveritar. A mund ti bëj të dyja edhe Sali Berishën djathtas edhe Sali Berishën majtas? Në vend të një tryeze ku diskutohej për modalitete morëm ultimatume. Sot është ora e sinqeritetit“, tha Berisha.

Berisha tha se Partia Demokratike ka bërë çdo përpjekje për të arritur konsensus me opozitën duke hequr dorë edhe për të kandiduar një personaliteti nga radhët e saj, por ajo nuk ka pranuar.

Ne tejkaluam të gjitha dhe këto nuk mjaftojnë, sepse udhëhiqeni nga një filozofi e tëra apo asgjë. Por kjo nuk është një filozofi për demokracinë, por për luftra. Unë i plotësova të gjitha kushtet nuk solla një emër nga PD-ja, prumë një njeri që e kishit miratuar vetë, ju po e përdorni këtë për të bllokuar shtoi më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›