Berisha i përgjigjet KE-së
Tiranë -Kryeministri Sali Berisha është kundërpërgjigjur Këshillit të Evropës, për ligjin e hapjes së dosjeve. Në një konferencë për shtyp, ku ka përshëndetur përmbylljen e procesit të ratifikimit të MSA-së Shqipëri BE, kreu i qeverisë theksoi se ligji i lustracionit është mbështetur mbi ligje dhe procese të tilla që janë zhvilluar në Evropën Lindore.
“Deklaratat e Terri Devisit i respektoj ashtu siç është i respektuar edhe institucioni i tij. Siç kam theksuar dhe sic theksoj, nuk ka ligj lustracion pa kritika. Të gjitha këto ligje kanë një aspekt të kritikueshëm. Aspekti është kufizim i të drejtave të njeriut. Procesi për ligjin e dosjeve në vendet e tjera ka nisur përpara dokumenteve të Këshillit të Evropës, por është ne përputhje me to”-theksoi Berisha, ndërsa ka shtuar se pavarësisht kritikave, ligji i dosjeve nuk do të ketë “kurbane” ashtu sikurse ka ndodhur në vendet e tjera.
”Ligji i dosjeve ka një afat 5 vjeçar, nuk është pa afat ligji. Vendet e tjera kane kontraktuar sanksione sociale, ne i jemi përmbajtur parimit te Këshillit të Evropës, ato parime që ata kane përdorur për krimet e tyre. Ligji ynë nuk ka sanksione sociale. Kam shmangur çdo gjë personale”-vijoi kreu i qeverisë Berisha. Kryeministri tha më tej, se “Ligji shqiptar nuk bën persekutime, ai parashikon që ata që japin dorëheqje, me ata nuk merret me njeri”-duke u bazuar mbi rastin e fundit të dorëheqjes së prokurorit të çështjes së Gërdecit dhe një prej prokurorëve që ka punuar në periudhën e komunizmit, Zamir Shtylla.
Berisha ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku ka nënvizuar se arritja e standardeve do të jetë objektivi kryesor i qeverisë së tij, tanimë kur kanë mbetur edhe pak muaj kur Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
“Dua të zotohem me solidaritetin më të madh para shqiptarëve se për mua objektivi i parë do të jetë arritja e standardeve për një sistem dhe proces zgjedhor të denjë për shqiptarë. Shqiptarët duhet të votojnë si të gjithë qytetarët evropianë. Ato investime të mëdha, një infrastrukturë zgjedhore nga më modernet, qeveria u jep mundësinë të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Është jetike për ligjin, moralin e këtij vendi që të tregojmë të gjithë përkushtimin tonë për një proces për zgjedhje të lira e të ndershme”-tha kreu i qeverisë.