Berisha: PD-ja ndryshoi historinë e Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha në ceremoninë e festimit të 18-të vjetorit të krijimit të PD-së në Durrës e konsideroi si shumë të rëndësishme festimin e kësaj dite që shënon lindjen e dinjitetit qytetar, e themelimit të PD-së, partisë së parë opozitare në historinë e vendit. "18-të vjet me parë të rinj e të reja themeluan PD-në si partinë e tyre, si parti të shpirtit perëndimor të Durrës, si parti të integrimit europian dhe auroatlantik të tij", u shpreh Sali Berisha. Berisha theksoi se themelimi i partisë ishte shumë i vështirë, por ne sajë të përkushtimit dhe kurajos u krijua një uragan i lëvizjes demokratike që rrëzoi diktaturën më të egër. "Shqipëria votoi për të shembur murin e korrupsionit, kleptokracisë, murin e krimit dhe sot në katër vjet duhet të jeni më krenarë se kurrë sepse ndryshuam më shumë se asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë", shtoi Berisha. Kreyministri premtoi se "Së bashku me demokratët do të arrijmë liberalizimin e vizave, realizimin e ëndrrave të shqiptarëve".