Kume:Mosngritja e KQZ-së,rrezikon afatet zgjedhore
Komisioni qëndror i zgjedhjeve duhet ngritur deri në datën 28-të janar në të kundërt rrezikohen përmbushja e afateve zgjedhore. Ish-kryetari i komisionit qëndror të zgjedhjeve Kristaq Kume thotë se vonesa në ngritjen e organit qëndror të zgjedhjeve rrezikon afate kycce në ecurinë zgjedhjeve. Ndërkohë, anëtari aktual i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dodë Prenga e vë theksin tek dosmosdoshmëria e disa vendimeve të cilat janë të nevojshme që në javët e para të shkurtit. Listat zgjedhore të cilat duhet të kenë përfunduar deri në 29-të janar dhe buxheti i KQZ-së janë angazhime imediate që duhet të mbyllen brenda janarit. Konferenca e kryetarëve miratoi ditën e enjtë kalendarin tre javor të punimeve të kuvendit dhe nuk e përfshiu në këtë kalender krijimin e KQZ-së së re.