PS: Qeveria mashtroi
Tiranë-Partia Socialiste i është kundërpërgjigjur kryeministri Sali Berisha për ligjin e hapjes së dosjeve, ku kreu i qeverisë e vlerësoi si një ligj sipas standardeve dhe që nuk do të sillte persekutime. Besnik Bare, kryetari i PS-së së Tiranës, tha se në një reagim për mediat, se Berisha gënjeu kur tha se ligji i dosjeve është me standarde evropiane. Duke folur për shpërndarjen e kartave, Bare tha se kreu i qeverisë gënjeu kur tha se prioriteti i tij është pajisja me karta, “sepse ditë për ditë po vërtetohet, që qeveria s'ka as plan, as kalendar, as shqetësim maksimal, për këtë çështje jetike për Shqipërinë e vitit 2009”
“MSA u ratifikua falë të gjitha kontributeve në vite të të gjitha palëve dhe nëse u vonua kaq shumë një ndër shkaktarët kryesorë është vetë Sali Berisha, simboli i një politike të vjetër, që prej 18 vjetësh i ka lënë shqiptarët, jo vetëm pa drita, pa ujë, pa punë, por së fundmi ua merr taksat për të reklamuar gënjeshtrat e qeverisë së tij”-deklaroi Bare, duke iu përgjigjur Berishës, sipas të cilave ratifikimi i MSA-së është meritë e qeverisë aktuale.