E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i përgjigjet akuzave të PS: Nuk përdorëm kursimet për pensionet

Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte akuzat e opozites sipas te cilave per rritjen e pagave dhe pensioneve po perdoren depozitat e qytetareve shqiptare. Ai i kërkoi ministrit te Financave te paraqes ne Parlament te dhenat e nevojshme qe deshmojne nje gje te tille.

"Në mënyrë absolute, kjo qeveri që kur ka ardhur në pushtet nuk ka prekur as edhe një qindarkë të vetme nga rrogat dhe pensionet nga kursimet e tyre, cka e kanë bërë paraardhësit tanë cdo vit. E quajta gafë, sepse po të jetë shpirtligësi, nuk njeh asnjë kufi. I ftoj këta shokë dhe zotërinj t’i referohen të dhënave të bankave. Zoti ministër i Financave duhet të paraqesë të gjitha të dhënat në komisionin e ekonomisë dhe t’u bëhet disponibël deputetëve i tërë bilanci i të ardhurave këtë 6- mujor dhe shpenzimet. Se si mund të ngrihet opozita dhe të quajë krim politikën e rritjes së pensioneve, kjo është një shpirt-kazmëri", tha kryeministri Sali Berisha.

Edhe njehere kreu i qeverise ka garantuar se rritja e fundit e pagave dhe pensioneve eshte rezultat i treguesve pozitiv te ekonomise, referuar edhe 6 mujorit te fundit te këtij viti. "Ate cka eshte ekonomi reale, kjo ekonomi performon sot me mire se kurre ne historine e saj. ë ardhurat totale të 6- mujorit të vitit 2010 janë: 151.7 miliardë lekë. Po shkojmë drejt tre-fishit të gjashtë mujorit të fundit të pagave të administratës. Të ardhurat tejkalojnë fondin vjetor të pagave dhe pensioneve së paku me 70%", tha Berisha. Kryeministri u shpreh per kete ceshtje ne mbledhjen e grupit te deputeteve demokrat. Vendimi i qeverise per rritjen e pagave dhe pensioneve, ngjalli kundërshtimet e opozites per shkak te problemeve me buxhetin.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e hënë , 05 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›