Varfëria, 200 të rinj braktisin shkollën
Rreth 200 nxënës që kanë mbaruar ciklin 9- vjecar në fshatrat e Vlorës nuk janë rregjistruar në shkollën e mesme. Kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që prindërit t’i punësojnë fëmijët duke i hequr përfundimisht nga bankat e shkollës. Drejtori i drejtorisë arsimore të Vlorës, Petro Kutulla propozon si zgjidhje për këtë kategori shkollat profesionale.
"Do t'ju bëja thirrje gjithë nxënësve, që ndoshta jo për fajin e tyre ose për moskujdesje që nuk kanë përparim të mirë mësimi në shkollat e tyre, do të doja që ata të orinetoheshin drejt shkollave profesionale sepse ata në shkollat profesionale mund të kenë dhunti të ndryshme. Dikush mund të merret me automobilat, dikush me elektronikën, dikush tjetër me një profesion tjetër sepse profesionet sot janë bërë gjëja më e domosdoshme dhe gjëja më e garantuar për të gjetur vendin e punë" tha Kutulla.
Drejtori Kutulla iu bën thirrje prindërve të bëhen palë me sturkturat e arsimit për të luftuar këtë fenomen negative pasi do të ketë ndikim shumë të madh në shoqëri vitet që vijnë.
Festim Llanaj
< I mëparshmi