Berisha i përgjigjet opozitës: Shqipëria e zhvilluar edhe në periferi
TIRANE- Kryeministri Berisha u është përgjigjur sot nga Vaqarri sulmeve të opozitës se po paraqet si sukses të qeverisë përurimet e rrugëve në fshatra, duke thënë se Shqipëria e zhvilluar, nuk mund të jetë vetëm me metropolin në Tiranë, dhe e mesjetës në zonat e tjera, por do të jetë e zhvilluar në çdo pëllëmbë të saj.
Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit gjatë ceremonisë së inagurimit të rrugës së Vaqarrit. Kreu i mazhorancës tha se ne po ndërtojmë unazën e Tiranës rurale, e cila në të vërtetë është Tirana e lagjeve më të privilegjuara e më të bukura të saj, por mazhoranca nuk do të ndalojë me kaq por do vazhdojë investimet për zonat përreth Tiranës.
:
“Unë ju garantoj juve se ne do bëjmë gjithcka, që jo ju që jeni këtu ngjitur me Tiranën por edhe në fshatrat më të largëta të këtij rrethi dhe vendit të keni infrastrukturë të njejtë me lagjet e qyteteve. Shqipëria e zhvilluar nuk mund të jetë Shqipëria e metropolit të zhvilluar në Tiranë dhe e mesjetës në zona të tjera, jo dhe jo do jetë e zhvilluar në cdo pëllëmbë të territorit të saj. Do tu them këtyre zotërinjve që 4 vjet më parë do të deklaronin se për Berishën votuan eskimezët dhe në këto zgjedhje nuk dinë c’të thonë më, ne nuk i ndajmë shqiptarët në të dorës së parë dhe të dytë”, deklaroi Berisha.
Rruga e ndërtuar përshkon fshatrat e komunës Vaqarr, si dhe i shërben fshatrave të komunës Baldushk, Farkë e Ndroq, duke bërë përfitues të drejtpërdrejtë 10 mijë banorë, ndërsa 30 mijë të tjerë do të përfitojnë në mënyrë indirekte. Segmenti Vaqarr-Vishaj shërben edhe si rrugë lidhëse midis rrugës se Ndroqit dhe rrugës Tiranë – Elbasan. investimi kap shifrën e 159 milion lekëve.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha i përgjigjet opozitës: Shqipëria e zhvilluar edhe në periferi