INSTAT: Inflacioni në shtator u rrit me 0.4 %
TIRANË- Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin shtator 2011, arriti 109.8 %, duke shënuar një rritje prej 0.4 % krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin shtator është 2.8 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.4 %, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave, INSTAT.
Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" shënoi një rritje prej 0.6 % krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.0 % vërehet në nëngrupin "fruta". Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të pjeprit me 28.8 %, shalqinit me 27.3 %, pjeshkëve me 20.6 %, portokalleve me 6.6 %.
Çmimet e disa frutave të tjera shënuan ulje gjatë këtij muaji ku mund të veçojmë uljet e çmimeve të kumbullave me 4.8 %, kivit me 3.1 %, mollëve me 2.5 %, limonave me 2.3 % etj. Çmimet e nëngrupit "zarzavate përfshirë patatet" shënuan një rritje prej 1.2 % ku mund të veçojmë rritjet e çmimeve të bishtajave me 7.1 %, bamjeve me 5.9 %, specave me 4.4%, domateve me 3.4 %, etj.
Gjatë muajit shtator çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera te grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupin "sheqer dhe ëmbëlsira" me 1.1 %, "qumësht djath e veze" me 1.0 %, etj.
Indeksi i grupit "veshje dhe këpucë" ka shënuar një rritje prej 0.1 %, brenda të cilit çmimet e veshjeve shënuan një rritje prej 0.2 %, ndërsa çmimet e këpucëve një ulje prej 0.1 %.
Indeksi i nëngrupit "qera, ujë lëndë djegëse dhe energji" ka shënuar një rritje prej 0.2 %, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të qerave të banesave me 0.5 %.
Indeksi i grupit "shërbimi shëndetësor" shënoi një rritje prej 1.5 %, brenda të cilit çmimet e e medikamenteve mjekësore shënuan një rritje prej 1.8 %.
Indeksi i grupit "transport" shënoi një rritje prej 0.4 %. Gjatë muajit shtator çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.7 %, ndërsa çmimi i benzinës një rritje prej 1.1 %.
(m.a/ata/BalkanWeb)