E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr masiv në Pezë, rrezikohen disa banesa e lokale

TIRANË- Një zjarr i madh masiv përfshiu sot në mesditë zonën në hyrje të Pezës pranë Lapidarit. Zjarri rrezikoi një banesë tre katëshe si dhe një lokal aty pranë.

Dhjetëra forca zjarrfikëse, 3 automjete dhe banorë të zonës ndihmuan në vënien në kontroll të flakëve, të cilat favorizoheshin dhe nga era e fortë.

Të dhënat paraprake flasin për djegien e një sipërfaqeje ullishte. Deri tani ka arritur në 5 ha sipërfaqja e tokës së djegur në këtë vend. Mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›