E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i përgjigjet ultimatumit me akuza ndaj Ramës

Gjatë një konference shtypi, Berisha iu përgjigj ultimatumit të Partisë Socialiste me akuza të ashpra ndaj Ramës, duke përmendur këtu lidhjet dhe aferat korruptive me pronat në kryeqytet.

 “Rama së bashku me një kupolë mafioze kanë vendosur mos njohin vullnetin tuaj, dhe qeverinë legjitime të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kërkesa e alenaces punisto-mafioze kërkon të nxijë një prej arritjeve më të mëdha në kulmin e demokracisë. Ky grup udhëheq klanet e mafies me të rrezikshme në Ballkan që e ka shndërruar Tiranën në lavatrice të mafies. Këta zotërinj nuk kanë asnjë interes demokratik, kombëtar. Këta nuk kanë hallin e kutive , kanë hallin e ekonomisë së tyre të bazuar tek krimi”, theksoi kryeministri.

Berisha ka paraqitur para gazetarëve edhe një dojse me emra biznesmenësh dhe pronat që kanë përfituar nga kryebashkiaku i Tiranës.

“Sot kam këtu një dosje që dëshmon se Tan Dulaku, Tom Doshi, Fidel Ylli, Dash Peza, Leskaj, Koco Kokëdhima e të tjerë zotërinj vetëm 2-3 vjetet e fundit kanë marrë dhe dhunuar ligjet dhe pronat, 500 mijë metër katror sipërfaqe ndërtimi me vlerën 750 milionë euro. Mafia kërkon të bllokojë rrugën drejt Europës, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit" u shpreh Berisha.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›