Gjana: Rama peng i grupeve mafioze të ndërtimit
"Makutëria e ka bërë Edi Ramën peng të grupeve të mafiozëve ndërtues në Tiranë: të Delijorgjëve, të Dulakëve, të Kokëdhimëve, Fidelëve etj, disa prej të cilëve kanë qënë kioskaxhinj dhe bodigardë nëpër Tiranë, disa janë nëpër burgje, ndërsa disa janë deputetë ende të pabetuar. Ky është grupi ndaj të cilëve është peng Edi Rama", tha sot gjatë një deklarate për shtyp, deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana.
Sipas tij, "në PS ka dhe shumë të tjerë që bërtasin pas Edi Ramës për votën e lirë, si zonja Arta Dade. Ajo që ka rrëmbyer për vite të tëra votat e zgjedhësve shqiptarë, duke pasur shtab elektoral grupin terrorist, megatrafikant, zaptuesin më të madh të pronësive, Aldo Baren. Por, ajo kohë ka ngordhur. Znj. Dade mund të ketë vetëm shansin të betohet, të marrë mandatin dhe ta ketë të lehtë të marrë leje në Prokurori dhe t'i çojë një paketë cigare tek ish-shefi i saj elektoral, në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë", tha deputeti Gjana.