E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i pret parate institucionit te Presidentit

Ne buxhetin e vitit 2011 eshte parashikuar ulje e fondeve per Presidencen dhe Avokatin e Popullit. 500 milione leke shtese per Jozefina Topallin


TIRAN- Lufta e Ftohte mes mazhorances dhe presidentit eshte reflektuar edhe ne hartimin e buxhetit te shtetit per vitin 2011. Teksa ka rritur fondet per pjesen me te madhe te ministrive qeveria Berisha ka ulur fondet per institucionet e Presidences dhe Avokatit te Popullit. Kete institucion mazhoranca ia ofroi para dy ditesh opozites por ajo e refuzoi.


Nese gjate ketij viti institucioni i drejtuar nga ish-nenkryetari i partise ne pushtet ka marre rreth 201 milione leke per 2011-n atij do ti duhet te filloje dieten.


Deri ne fund te vitit 2011 Presidenca do te kete ne dispozicion te saj 168 milione leke ose 32 milione leke me pak se shuma qe i ishte parashikuar per vitin 2010. Nga ana tjeter pranvera qe po perjeton prej vitesh kryeparlamentarja Topalli me qeverine eshte reflektuar me nje shtese buxheti prej 500 milione lekesh.


Ne buxhetin e vitit pjesen e luanit do ta marre Ministria e Punes dhe eshtjeve Sociale. Megjithese prioritet i qeverise eshte shpallur ndertimi i rrugeve fondet me te medha ne buxhetin e ri 2011 nuk do ti marre Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve.


Jane plot 50.4 miliarde leke qe do te transferohen ne llogari te Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale gjate vitit 2011. Por pjesa me e madhe e ketyre parave me shume se gjysma do te perdoret per subvencionimin e skemes se Sigurimeve Shoqerore e cila nuk mban dot veten.


Parashikohet qe kjo skeme te subvencionohet me rreth 29 miliarde leke. Pjesa tjeter e parave rreth 20 miliarde leke do te perdoret per skemen e mbrojtjes sociale. Krahasuar me vitin aktual buxheti i Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale ka pesuar nje rritje me rreth 800 milione leke.


Ministria e Transportit renditet ne vend te dyte per nga fondet e perfituara me rreth 48 miliarde leke. Nga keto rreth 34.8 miliarde leke do te perdoren per ndertimin e rrugeve nacionale ndersa 9.3 miliarde leke per ujesjellesit dhe kanalizimet. Krahasuar me buxhetin 2010 fondi per kete ministri eshte rritur me rreth 6.3 miliarde leke.


Rreth 40 miliarde leke do te transferohen ne llogari te Ministrise se Arsimit ku pjesen me te madhe te parave do ta perfitoje arsimi baze rreth 24 miliarde leke. Arsimi i mesem do te trajtohet me rreth shtate miliarde leke ndersa arsimi i larte me rreth gjashte miliarde leke. Ministria e Arsimit ka perfituar rritje te moderuar me rreth 2.3 miliarde leke per 2011 ne raport me buxhetin e ketij viti.


Ne listen e institucioneve qe kane marre fondet me te medha renditet edhe Ministria e Shendetesise e cila duhet te permbylle te gjithe projektet e saj me rreth 29 miliarde leke. Ky fond ka pesuar nje rritje me rreth kater miliarde leke krahasuar me vitin 2010.


Pjesen derrmuese te fondeve e perfiton zeri i Sherbimit te Kujdesit Dytesor me rreth 17.6 miliarde leke ndersa rreth nente miliarde leke jane parashikuar per Sherbimin e Kujdesit Paresor.
Qeveria i ka shkurtuar fondet Ministrise se Brendshme.


Per vitin 2010 asaj i ishin parashikuar rreth 17 miliarde leke ndersa per 2011-n ato jane ulur ne 16.2 miliarde leke. Pjesa me e madhe e parave jane shkurtuar nga fondet e emergjencave civile prefekturave dhe Sherbimeve te Gjendjeve Civile.


Nga ana tjeter Ministria e Drejtesise ka marre nje fond prej 6.4 miliarde leke rreth 600 milione me shume se nga ai i ketij viti ndersa Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka perfituar nje fond prej 3.2 miliarde leke ose nje miliarde me shume se pergjate ketij viti.


Te dhena

Qeveria i beson pjesen me te madhe te fondeve buxhetore Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale te drejtuar nga Spiro Ksera


Pjesa me e madhe e fondeve per ministrine e Kseres do te perdoren per subvencionimin e skemes se Sigurimeve Shoqerore


Shkurtohet ne menyre drastike krahasuar me nje vit me pare fondet per zerin e emergjencave civile


Rritet ndjeshem buxheti i Ministrise se Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve me nje miliard leke


1.3 miliarde leke eshte shuma qe do te perfitoje Kuvendi nga buxheti i shtetit pergjate vitit te ardhshem


Topallit i shtohen edhe 500 mln leke


TIRAN- Kuvendi eshte institucioni ne te cilin do te diskutohet me se shumti dhe do te miratohet buxheti i vitit 2011 prandaj edhe qeveria eshte treguar teper bujare me te. Duket se shuma prej 800 milione leke e percaktuar gjate vitit 2010 per Kuvendin nuk i kane mjaftuar atij per permbylljen e vitit buxhetor.


Nisur nga kjo qeveria i ka shtuar fondit te institucionit te drejtuar nga Jozefina Topalli rreth 500 milione leke te tjera duke e cuar shumen totale te parashikuar ne buxhetin e vitit 2011 ne rreth 1.3 miliarde leke.


Kryeministri ben paqe me institucionet e pavarura


Ekzekutivi ka miratuar shtese fondesh edhe per veten e tij. Kryeministria do te perfitoje rreth 17 milione leke me shume gjate vitit ne vijim krahasuar me 2010-n. Institucion qe ka marre rritje fondesh eshte edhe Prokuroria e Pergjithshme.


Ne buxhetin 2010 ketij institucioni i ishin parashikuar rreth 1.2 miliarde leke ndersa gjate ketij viti ato jane shtuar me rreth 500 milione duke arritur ne 1.7 miliarde. Rritje teper te moderuar fondesh jane parashikuar edhe per Gjykaten Kushtetuse me nje ndryshim rreth nje milion leke krahasuar me vitin aktual.


Ashtu si edhe Presidenca edhe Ministria e Brendshme Avokati i Popullit eshte nje tjeter institucion qe ka pesuar shkurtim fondesh. Gjate vitit te ardhshem ketij institucioni do ti duhet te ushtroje aktivitet me nje milion leke me pak. Nga 85 milione leke qe kishte ne 2010 Avokati i Populli do te marre ne 2011 rreth 84 milione leke.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›