Elbasan, ende mister vrasja e 37-vjeçarit
1.jpg)
Vrasja deri më tani është mister për policinë, megjithëse u tha se autori është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.
Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së shkuar ku mbeti i vdekur shtetasi Almir Tani, 37-vjeç, pronar i një diskoje në këtë qytet. Ai është qëlluar me armë nga një person, i cili e ka thirrur para krimit dhe më pas e ka qëlluar atë. Policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen në fjalë, e cila konsiderohet një tjetër vrasje me paramendim.
Burime zyrtare të Policisë bëjnë të ditur se “menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ekspertë të antikrimit si edhe një grup hetimor, ndërsa nisën edhe shoqërimet e para për në Polici të më shumë se 15 shtetasve të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit.
Gjatë orëve të para të mëngjesit te sotem Policia doli në një konferencë për shtyp ku nëpërmjet postës elektronike deklaroi se autori është identifikuar ndërsa po punohet për kapjen e tij. Ndërsa burime konfidenciale bëjnë të ditur se “ vrasja e 37 vjeçarit mund të ketë ndodhur edhe për një konflikt të çastit në diskon e tij”. /Start/
2012-02-23 16:39