Hebrenjte ankohen ne BE kunder Greqise
Kongresi Boteror i Hebrejve The World Jewish Congress - WJC i ka derguar dje letra proteste krereve te shtetit ne Athine si dhe i ka shkruar nje leter institucioneve te BE-se lidhur me qendrimin e drejtesise greke ndaj rastit Plevris. Konstantinos Plevris eshte nje shkrimtar dhe jurist me qendrime ekstreme publike anti-semite. WJC i ka bere dje thirrje Presidences se Parlamentit Europian te dergoje nje vezhgues ne nje gjyq kunder tre aktivisteve greke te te drejtave te njeriut qe jane paditur sepse kane mbajtur qendrime kunder deklarimeve te Plevris.
Me poshte eshte nje artikull me autor Maud Swinnen marre nga EJP European Jewish Press
Konstantinos Plevris eshte shkrimtari qe i pershkon hebrenjte si nenhuman. Lidhur me librin e tij ifutet ja e gjithe e verteta u gjend fajtor per nxitje racizmi ne 2007 dhe u denua me 14 muaj burg por me vone u shpall i pafajshem ne Apel.
Ai eshte duke ndermarre tashme kunderpergjigje penale kunder disa kritikeve te tij perfshire tri aktiviste te te drejtave te njeriut perfaqesues te komunitetit hebre ne Greqi dhe ka ngritur padi ndaj disa gazetareve per shpifje
Zyra e Prokurorit te Pergjithshem ne Athine ka nisur procedurat ligjore per kinse perhapje lajmesh te rreme qe mund te shkaktojne shqetesime tek qytetaret lidhur me paanesine e sistemit juridik grek.
Gjyqi do te nise ne 22 shtator.
Kongresi Boteror i Hebrenjve kritikoi drejtesine greke per lirimin e Plevris vitin e kaluar dhe per perpjekjet e tanishme per ti bere te heshtin ata qe duan te publikojne qendrime kunder tij.
Ne nje leter derguar presidences se Parlamentit Europian zv.presidenti i WCJ Kongresi Boteror i Hebrenjve dhe zv.sekretari i pergjithshem Maram Stern e quajti gjyqin e pritshem te shtatorit nje perversion te drejtesise dhe nje sulm ndaj vlerave themelore europiane.
Ai ngriti dyshime se segmente te sistemit grek te drejtesise nuk jane te gatshem te mbrojne keto vlera europiane por me ndergjegje veprojne kunder tyre.
Ne nuk mund te lejojme qe njerezit qe flasin kunder fanatikeve si z. Plevris te perndiqen ndersa shperndaresit e urrejtjes te lirohen nga trupa gjyqesore - tha ai.
Ne nxisim Parlamentin Europian te dergoj nje vezhgues te pavarur ne kete gjyq per tu siguruar nese vendimi i gjykates greke do te jete ne perputhje me principet baze te Bashkimit Europian - shkruan Stern ne letren e tij.
Ata tri njerez kurajoze ju kundervune nje tregtuesi famekeq te urrejtjes i cili ka bere thirrje te vazhdueshme per asgjesimin e hebrenjve dhe levdon nazistet. Ata mbrojten komunitetin e vogel te hebrenjve grek dhe ata meritojne mbeshtetjen tone
WJC gjithashtu i ka shkruar leter presidentit grek Karolos Papoulias kryeministrit te ketij vendi Jorgo Papandreu dhe primatit te Kishes Greke Arkbishop Jeronimi i Dyte duke u kerkuar atyre te flasin publikisht kunder ketij procesi dhe qendrimeve te Plevris.