E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha inaguron HEC-in e Ashtës: Do ndërtojnë 443 të tjerë

SHKODER- Është inaguaruar sot në Bushat të Shkodrës hidrocentrali i Ashtës, në ceremoninë e të cilit ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kreu i qeverisë është shprehur se Shqipëria ka pasuri të mëdha ujore, ndërsa shtoi se qeveria e tij është e vendosur të investojë në fushën e energjisë.

“Do bëjmë gjithcka për të shfrytëzuar pasuritë nënujore. Shqipëria ka pasuri të shumta. Do ndërtojmë HEC-e në zonat më të bukura të vendit. Do bëmë gjithcka për energjinë”, u shpreh Berisha.

Kreu i ekzekutivit e vuri theksin tek rritja e investimeve në fushën e energjisë, duke premtuar ndërtimin e 443 HEC-e në vend, me vlerë 200 mln lekëve
Berisha u shpreh ndër të tjera se ky HEC u ndërtua pas një gare të hapur e transparente nga një kompani austriake.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›